Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et e vogla, 123 mln euro dëme

Rreth 123 milionë euro është vlera e dëmit që Kontrolli Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë auditimit të disa kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve.

 

KLSH ka futur në site punën e agjecise kombëtare të burimeve natyrore, ku ka gjetur mjaft problematika përsa i përket dosjeve të projekteve koncesionare të hidrocentraleve. Sipas Kontrollit të Larte të Shtetit vlera më e madhe e dëmit, rreth 107 milionë euro, ka ardhur nga përfitimi në mënyrë të padrejtë të rimbursimit të tvsh. Kjo gjë është konstatuar në 11 raste ku ka rezultuar se në mungesë apo në tejkalim të lejeve përkatëse për kryerjen e punimeve është llogaritur rimbursimi i tvsh.

Përfundimi i veprave thuajse në të gjitha rastet është kryer jashtë afatit të përfundimit të punimeve.

Nuk gjendet situacioni përfundimtar i punimeve të kryera, e për rrjedhojë mungon dhe mundësia për të krahasuar vlerën e shpenzimeve të kryera, me ato të parashikuara në preventiva, thotë KLSH, duke bere taksa e infrastruturës te mos vendoset ne mënyrë te sakte.

Probleme të shumta janë zbuluar përsa i përket oponencës teknike për projektet koncesinare.

Top Channel,  22.02.2020