Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Centrali i parë diellor lundrues nis punën në pak ditë

Performanca e objektit pilot, i cili ka një kapacitet prej vetëm 80 kilovat, do të jetë një rast i rëndësishëm prove për projekte të ngjashme në rajon, i cili historikisht është mbështetur shumë në të ardhurat nga prodhimi i naftës dhe gazit.

Ishujt e krijuar nga njeriu dhe disa pjesë të Maldiveve do të mund të përfitojnë nga energjia diellore lundruese si një mënyrë për të gjeneruar energji elektrike me karbon të ulët pa sakrifikuar tokën e çmuar të plazhit, sipas shefit ekzekutiv të kompanisë që ndërtoi edhe projektin.

Instalimi dhe mirëmbajtja e paneleve të energjisë diellore në det është e shtrenjtë, kushton rreth tre herë më shumë sesa projektet me bazë tokën, tha Stefan Muckstein, shefi operativ i Enerwhere, në një intervistë.

Përpos kësaj mbeten dhe çështjet teknike për tu trajtuar si për shembull “Ballafaqimi me valët dhe korrozioni në det të hapur që janë padyshim shumë më sfidues teknikisht sesa instalimi i paneleve diellore në një çati ose në një shtresë të sheshtë të shkretëtirës,” tha Muckstein. “Por për një ishull turistik si Nurai kjo është akoma më mirë sesa marrja e pasurive të patundshme në plazh, për të cilat turistët janë të gatshëm të paguajnë shumë më tepër.”

Projekti gjithashtu do të sigurojë informacion të dobishëm mbi përfitimet e instalimit të paneleve diellore në det, tha Muckstein. Drita e reflektuar nga sipërfaqja e detit dhe efekti ftohës i kalimit të ujit mbi panele mund të përmirësojnë efikasitetin e tyre. Ky është një shpërblim i veçantë në Lindjen e Mesme ku projektet diellore foto-voltaike shpesh vuajnë nga ngrohja e tepërt.

Agjencitë shtetërore të energjisë të UAE-së kanë treguar një interes për zhvillimin e teknologjisë diellore lundruese. Zhvilluesi i energjisë së pastër Masdar, i cili është në pronësi të qeverisë së Abu Dhabit, po ndërton projektin e parë diellor lundrues të Indonezisë. Sidoqoftë, projektet diellore më të mëdhenj të vendit do të vazhdojnë të ndërtohen në tokën e zbrazët të shkretëtirës, ​​të cilat janë me shumicë në vend, përtej qyteteve të tij të mbushura më ndërtesa gjigante. (Bloomberg)

Scan,  14.02.2020