Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: (Nuk) ulet cmimi i energjise nga fotovoltaiket!

Me nje vonese disa mujore, me se fundmi Enti Rregullator i Energjise percaktoi vetem ne ditet e fundit te 2019 cmimin e energjise se fotovoltaikeve per … 2018.

Konkretisht, me vendimin e tij nr 237 të datës 23.12.2019, ERE miratoi çmimin e prodhimit të energjisë elektrike nga Centralet Fotovoltaike për vitin 2018 ne nivelin e 71.2 Euro/MWh.

Ne pamje te pare, ulja e cmimit nga 100 euro ne 71 euro eshte e konsiderueshme (30%), duke pasur parasysh se cmimi 100 euro ishte shume i larte dhe nje barre e madhe per konsumatoret.

Por kjo ulje nuk eshte e mjaftueshme, duke parasysh se cmimet e blerjes se energjise nga ky burim ne Europe jane 17 Euro (dhe jo 71 Euro).

Portali i Energjise vlereson se e vetmja zgjidhje e qendrueshme per promovimin e fotovoltaikeve eshte ndertimi i kapaciteteve te medha gjeneruese dhe blerja e energjise nepermjet ankandeve. Eshte teresisht e paparanueshme qe te blihet energjia elektrike me 71 euro, kur sot ne bote cmimi i energjise nga fotovoltaiket eshte shume me poshte se energjia hidro.

Gjykojme se duhet urgjentisht rishikuar Plani Kombetar i Energjive Rinovueshme dhe te eliminohet tarifa feed-in per fotovoltaiket deri ne 2MW, sepse jane teresisht jo ne dobi te ekonomise shqiptare. Ky fakt eshte pranuar edhe nga politika shqiptare por duhet materializuar ne praktike.

Si konkluzion, vetem panelet fotovolatike per vetekonsum si dhe impiantet e medha duhen promovuar, ne menyre qe te kemi nje zgjidhje afatgjate.

energjia.al, 09.01.2020