Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik

KEDS njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore janë duke fryrë erëra të fuqishme.

Si pasojë, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, veçanërisht në rajonin e Pejës.

Disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës. Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur.

KEDS thotë se dhjetëra ekipe janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Për t’u evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anekënd vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit. Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, thuhet në deklaratën e KEDS.

Top Channel,  24.12.2019