Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA godet “Nord Stream 2”: Ligji i mbrojtjes do mundësojë sanksione për firmat e përfshira

Politikanët amerikanë, në përpjekje për të ndaluar ndërtimin e gazësjellësit 10 miliardë dollarësh “Nord Stream 2”, do vendosin sanksione ndaj kompanive që oforjnë shërbime të vendosjes së tubave.

Masa u ndërmorr më herët gjatë javës, si pjesë e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2020. Ligji i jep administratës së Trump 60 ditë kohë për të identifikuar këto kompani dhe individë që ofrojnë këto shërbim e dhe lejon revokimin e vizave amerikane dhe bllokimin e pronës për këta individë.

Gazsjellësi është pranë përfundimit dhe ndjek kryesisht itenerarin e tubacionit ekzistues “Nord Stream”, që transporton gaz nga Rusia në Gjermani, për shpërndarje në Europë.

Gazsjellësi i ri pritet ta dyfishojë këtë kapacitet në 110 miliardë metra kub në vit. Politikanët amerikanë kanë kritikuar prej kohësh projektin, duke thënë se do t’i japë fuqi Moskës që të anashkalojë tranzitin nëpërmjet Ukrainës si dhe të kthejë gjigantin rus Gazprom në një monopol të eksportit drejt tregjeve europianë të energjisë.

Gazeta Tema,  15.12.2019