Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbi, rritet nevoja për ar

Serbia ka nevojë të rrisë rezervat e saj të arit edhe pasi blerjet e fundit e çuan atë në një nivel rekord, tha të martën Presidenti Aleksandar Vucic. Ai shtoi se vendi ballkanik duhet të fortifikohet kundër një krize ekonomike të afërt. Duke marrë në konsideratë këshillat e z. Vucic, ish-Republika më e madhe e jugosllave i rriti me nëntë tonë metal të çmuar rezervat e saj në tetor, duke i çuar ato në më shumë se 30 tonë.

Serbia ndoqi modelin e Hungarisë dhe Polonisë në rritjen e rezervave të arit për të forcuar më tej ekonominë.

“Mendoj se ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse ne po e shohim se në cilin drejtim po lëviz kriza në botë”, u tha Vucic gazetarëve në Beograd. Ai përmendi ngadalësimin e rritjes në zonën e euros, partneri kryesor tregtar i Serbisë dhe ndër burimet kryesore të investimeve.

Guvernatorja e Bankës Qendrore, Jorgovanka Tabakoviç tha se Serbia pagoi rreth 434 milionë dollarë amerikanë për arin që bleu në tetor, ose 1.503 dollarë amerikanë/ onz. Kjo është një ndër lëvizjet e fundit në një seri lëvizjesh të vendit për të përmirësuar stabilitetin financiar, përfshirë ndryshimin e strukturës së borxhit të saj të jashtëm dhe rritjen e pjesës së dinarëve dhe eurove.

Monitor,  07.12.2019