Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beratasit të orientuar drejt energjisë së gjelbër

amiljet shqiptare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt pajisjeve afatgjata. Një prej këtyre është edhe instalimi i paneleve diellore, të cilat prodhojnë energji duke shfrytëzuar energjinë nga dielli. Të dhënat nga INSTA tregojnë se pesha e familjeve që kanë të instaluar panele diellore në shtëpi u rrit nga 5.6% në 2017-n  në 7.6% në vitin 2018.

Qarku i Beratit mban rekord për instalimin e tyre. 23% e familjeve në këtë qark kishin të instaluar pajisjet diellore në shtëpi, duke shënuar rritje të peshën në krahasim me një vit më parë, ku 19.5% e familjeve shfrytëzonin energjinë nga dielli.

Fieri është qarku i dytë ku 1 në çdo pesë familje atje ka instaluar panel diellor. Pesha e familjeve që kishin panel diellor në Fier u rrit nga 17.3% në 19.3%.

Gjithashtu edhe Elbasani renditet në qarqet që ka shënuar një peshë më të lartë se mesatarja kombëtare. 15% e familjeve atje llogarisin të përdorin panel diellor në shtëpi.

Nga ana tjetër peshat më të ulëta janë regjistruar për familjet në veri të vendit. Kështu në Kukës vetëm 1.3% e familjeve kanë instaluar panel diellor, ndjekur nga Lezha me 1.8%, Dibra me 2.4% dhe Shkodra me 3%.

Edhe në Tiranë, familjet që kanë instaluar panele diellore kanë një peshë të ulët prej 4%, krahasuar kjo edhe mesataren e vendit.

Ndërsa normën më të lartë të rritjes në krahasim me një vit më parë e kanë pasur familjet e qarkut të Durrësit. Në 2018-n INSTAT përllogarit se 6.6% e familjeve përdorin panele diellore, në raport me 3.2% që ishin një vit më parë.

Statistikat mbi zotërimin e pajisjeve afatgjatë janë një tregues i nivelit të jetesës, për familjet shqiptare.

Niveli i Jetesës në Shqipëri matet nëpërmjet indikatorëve që lidhen me kushtet e banimit, aksesi në shërbimet bazë, zotërimi i pajisjeve afatgjatë të prodhuar nga Anketa e Buxhetit të Familjes. Këta indikatorë përbëjnë një nga burimet kryesore me qëllim prodhimin e mjeteve të domosdoshme në ndihmë të hartuesve të politikave për monitorimin dhe zhvillimin e programeve sociale.

Monitor,  25.11.2019