Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Adria lidh Durrësin dhe Ankonën me anije të re ekologjike

Shoqëria e lundrimit Adria Ferries, e para në portin e Ankonës, si përgjigje ndaj normativës Low Sulphur Cap 2020 në fuqi që nga 1 janari i ardhshëm dhe paraprakisht në krahasim me afatin e përcaktuar sipas ligjit, ka zgjedhur të rinovojë sistemet e shkarkimit të flotës së saj me qëllim që të kontribuojë kon- kretisht në mbrojtjen e burimeve natyrore.

Normativa Imo, në fakt, parashikon që anijet e çdo flamuri duhet të përdorin lëndë djegëse me përmbajtje squfuri në masë jo më të lartë se 0.5%, në dallim nga kufiri i deritanishëm i toleruar prej 3.5%, me qëllim që të zvogëlohet ndotja atmosferike e shkaktuar nga emetimet e anijeve. Me këtë rast, me qëllim që të përmbushen kërkesat e duhura deri në fund të vitit 2020, Normativa ka vënë në dispozicion të sho- qërive armatore opsionet e mëposhtme: 1. përdorimin e karburantit me përmbajtje të ulët squfuri (0,5%) ose naftë marine (MGO) 2. përdorimin e gazrave alternativ siç është gazi i lëngshëm (LNG) ose bio-karburantet pa squfur. 3. pajisjen e anijeve me impiante të pastri- mit të gazeve të shkarkimit që quhen scrub- bers, të cilët lejojnë funksionimin me lëndë djegëse me përmbajtje të lartë squfuri (HSFO).

Duke respektuar misionin e saj, Shoqëria e lundrimit ka perfeksionuar flotën e vet duke pajisur të dy anijet, AF Marina dhe AF Claudia, me aparatura për larjen e gazeve të shkarkimit, që quhen scrubbers, e që janë në gjendje të zvogëlojnë në mënyrë drastike, nëpërmjet ujit të detit, sasinë e squfurit të pranishëm në tymrat e prodhuar.

Avantazhet që lidhen me përdorimin e pajisjeve Scrubber në krahasim me alternativat e propozuara nga Normativa janë të shumta: – të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme grimcat e ndotësve atmosferikë siç janë hidrokarburet policiklikë aromatikë (PAHS) që janë të dëmshme për mjedisin; – të eliminojë një pjesë të madhe të blozës që del nga oxhakët dhe që ndikon negativi- sht në cilësinë e ajrit dhe rrjedhimisht në shëndetin e njeriut; – të mos shtojë lëndë ndotëse të rreziksh- me në ujë; – të monitorojë parametrat e PH-së, turbul- lirën dhe sasinë e PAH-së së pranishme në ujërat në dalje; Nënkuptohet, pra, se me anën e përdorimit të aparaturave për eliminimin e emetimeve të dëmshme, siç janë Scrubbers, është e mundur të zvogëlojnë ndjeshëm substancat e rrezikshme të prodhuara nga gazrat e shkarkimit; jo vetëm squfurin, por edhe ndotësit atmosferikë dhe materialet e tjera që përndryshe do të shpërndaheshin në ajër.

Zgjedhja e këtyre teknologjive i garanton Adria Ferries jo vetëm respektimin e normativave, por edhe të vlerave thelbësore të vizionit të ndërmarrjes: për të qenë pararojë dhe për të pasur qëndrueshmëri. Shoqëria, në fakt, gjithmonë synon një administrim të përgjegjshëm të aktiviteteve të saj, të aftë për të siguruar zhvillimin e zgjidhjeve novatore që të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit dhe të formave të tij të jetës.

Shqiptarja.com  25.11.2019