Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrësi pa energji elektrike më 7 korrik

Si pasojë e disa testimeve në në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), OSHEE njofton se do të jetë shkëputje të energjisë elektrike në datën 7 korrik, në disa zona të Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj në SCADA në NST Rrashbull. Këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve. Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST.
Remonti do të kryhet në intervalin kohor 06:00-14:00 dhe pa energji do të mbeten këto zona në Shijak e Durrës

Shijak, Breg Lumi, Ferme Sukth,, “4 Rrugët”, bizneset gjate autostradës Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”

Top Channel, 05.07.2020