Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbi 99% e TAP ndodhet tashmë e vendosur në tokë

Mbi 99% e tubacionit Trans Adriatik (TAP) ndodhet tashmë i instaluar plotësisht në tokë , raporton Trend duke cituar konsorciumin TAP AG. “Në vitin 2016, transporti i tubave të çelikut ishte në lulëzim të plotë. Tre vjet më vonë, mbi 99% e tubacionit tashmë është i vendosur në tokë, në Greqi, Shqipëri dhe Itali,” bën me dije konsorciumi.

Projekti TAP, me vlerë 4,5 miliardë euro, është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian. Projekti parashikon transportimin e gazit nga Stadi 2 Shah Deniz i Azerbajxhanit drejt vendeve të BE-së.

Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greko-Turk, TAP do të kalojë Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të vijë në breg në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Projekti aktualisht është në fazën e tij të ndërtimit, i cili filloi në vitin 2016.

Pasi të ndërtohet, TAP do të ofrojë një rrugë transporti të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive, duke hapur Korridorin jetësor të Gazit Jugor, një zinxhir me vlerë gazi prej 3.500 kilometrash, që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Europë. Aksionarët e TAP përfshijnë BP (20 %), SOCAR (20 %), Snam S.p.A (20 %), Fluxys (19 %), Enagás (16 %) dhe Axpo (5 %).

Scan,  11.10.2019