Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shiu rrit prurjet dhe nivelet e ujit në HEC-e

Përveç përmbytjeve të shkaktuar në disa qytete, reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë efekte pozitive për Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare, duke përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin. Ky dikaster bën me dije për TV SCAN se reshjet e së martës kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e prurjeve në HEC Fierzë duke i dyfishuar ato.

Sipas KESH, prurjet në këtë HEC në datën 24 shtator u regjistruan në 120 m3/s e për pasojë edhe plani i prodhimit për muajin Tetor 2019 pritet te rritet me te paktën  30% krahasuar me parashikimin. Thatësira e tej zgjatur në vend nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë përgjatë 8-mujorit të këtij viti. Për periudhën janar-gusht u prodhuan në total 1929.8  Gwh energji, apo 2884 GwH energji më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, çka ka sjellë dhe një rritje të faturës  për importin e energjisë nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Megjithatë, sipas KESH  pavarësisht vështirësive të krijuara prej mungesës se reshjeve në 6-mujorin e parë të vitit, falë administrimit të kujdesshëm të rezervës energjetike, KESH planifikon të prodhojë në Shtator 2019 për nevojat e konsumatoreve fundorë rreth 230 Gwh, ose vetëm 10% më pak se prodhimi mesatar shumëvjeçar për të njëjtën periudhë.

Scan,  25.09.2019