Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peja investon në rrjetin elektrik

Në nënstacionin “Peja 1” në qytetin e Pejës, KEDS sapo ka përfunduar projektin e instalimit të dhe modernizimit të linjave 35 kV. Mbi 30 punëtorë të kompanisë janë angazhuar në kryerjen e këtyre punimeve për energjizimit e stabilimenteve të reja 35 kV.

Secila nga këto linja prekin një numër të madh të konsumatorëve, prandaj edhe përfitimet janë të mëdha. Këto përfitime fillojnë nga fakti që janë shumë më të sigurta se ato paraprake e duke vazhduar në atë që ndërprerjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla.

Paralel me rinovimin e linjave është bërë edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty çdo gjë do të jetë automatike dhe meqenëse projektet kanë përfunduar në këto nënstacione parashihet të instalohet sistemi SCADA, me ç’rast mundëson komandimin nga distanca. Ky sistem tashmë është instaluar në Distriktin e Ferizajt dhe është në funksion.

Projekti në nënstacionin “Peja 1” është vazhdim i projekteve të zbatuara në distriktin e Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës.

Telegrafi,  24.09.2019