Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Matësat e energjisë me PPP? Vjen shpjegimi zyrtar i ministrisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektrikë me partneritet publik-privat. Duke iu referuar raportimeve për këtë çështje, ministria sqaron se Njësia e Menaxhimit të Projektit (PMU) të Rimëkëmbjes së Energjisë, financuar nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtimin (IBRD) ka publikuar së fundmi kërkesën për shprehje interesi për “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi përgatitjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde për matjen e energjisë elektrike në Sektorin Energjetik Shqiptar”.

Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulence ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektronikë me partneritet publik privat, sikurse është përmendur në media.  Qëllimi kryesor i kësaj detyre është të asistojë MIE, ERE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për matjen dhe politikat standarde përkatëse të Sektorit Energjetik Shqiptar si edhe me propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore” shkruhet në njoftim.

Strategjia, evidentohet në njoftim, do të ndihmojë institucionet e linjës në vendimmarrje për politika të qarta në zgjedhjen e standardeve të matjes së energjisë elektrike, që do të ndiqet në të ardhmen.

Scan,  10.09.2019