Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pikat e karburanteve në Kosovë kundërshtojnë vendimin për pastrimin e depove

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL) ka kundërshtuar vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.

Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani në një konferencë për media ka thënë  se ka pasur takim me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, porse nuk janë marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai tha se është për t’u habitur se një ministër në largim merr një vendim të tillë dhe i lë naftëtarët në një pozitë të keqe, ku nuk kanë as ku të ankohen.

Sipas tij, Ministria e ka bërë udhëzimin administrativ që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo 5 vite, ndërsa kanë tentuar që ta bëjnë çdo vit.

“Askund në botë nuk bëhet pastrimi i rezervuarëve. Ju lutem, qytetarët ta kuptojnë që pastrimi i rezervuarëve nuk iu bën mirë qytetarëve, iu bën vetëm dëm, pasi një pastrim i tyre kushton rreth 700 euro.. Kjo nuk është në rregull, nuk është normale që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo tri vite”, tha ai.

Anton Figel, naftëtar nga Sllovenia tregoi si është e rregulluar kjo punë në Slloveni.

“Në Slloveni pastrimi i rezervuarëve bëhet çdo 10-15 vjet. Ndërsa çdo 5 vjet pompa nuk mbyllet, por vetëm kontrollohet gjatë punës”, tha ai.

Në këtë konferencë u kërkua edhe themelimi i një instituti që do të hulumtojë cilësinë e naftës, dhe të ketë fjalën e tij kryesore në hartimin e ligjit.

Gjtatë ditës së djeshme ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar  Udhëzimin Administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo 3 vjet.

Shala ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Për herë të parë do të pastrohen rezervarët e pompave të derivateve në Republikën e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit. Para disa jave kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ me të cilin obligohen kompanitë që tregtojnë derivate në tregun tonë t’i pastrojnë rezervarët e derivateve çdo 3 vjet”.

Monitor,  30.07.2019