Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, Komisioni Europian jep tre detyra për Shqipërinë

Tre detyra kryesore ka lënë Komsioni Europian në raportin e tij për Shqipërinë lidhur me sektorin e energjisë. Duke u ndalur në ecurinë e përgjithshme raporti thekson se Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në këtë fushë. “Ka pasur disi progres në sektorin e gazit dhe linjave të transmetimit. Strategjia e re kombëtare e energjisë 2018-2030 është adoptuar tashmë. Gjithsesi janë vonuar reformat në tregun e energjisë dhe duhet të përshpejtohet zbatimi i masave të reformës së konektivitetit veçanërisht nga heqja e pengesave ligjore dhe kontraktuale për integrimin në tregjet e energjisë” thuhet në raport.
Por cilat janë në fakt tre detyrat kryesore që ka lënë Komsioni dhe që duhet të ndjekë me kujdes vendi ynë.
“Në vitin e ardhshëm Shqipëria duhet që të veçanti të: diversifikojë prodhimin e energjisë larg nga hidrocentralet dhe të promovojë burime alternative të energjisë së rinovueshme duke përmbushur standardet mjedisore dhe të krijojë një treg të organizuar të energjisë të një dite më parë.
Të finalizojë ndarjen e kompanive të energjisë dhe të shfuqizojë pengesat ligjore për të drejtën e konsumatorëve që të ndryshojnë furnizuesin e tyre të energjisë.
 të përafrojë ligjin për Eficencën e Energjisë me direktivën dhe të vendosë një fond për eficencën e energjisë si dhe të hartojë e adoptojë legjislacionin sekondar sipas Direktivës së Ndërtesave për Performancën e Energjisë” thuhet në raport.
Ai ndalet gjerësisht edhe tek disa nga zhvillimet kryesore në sektor si siguria e stokut e cila lidhet me sasinë e naftës që duhet të mbahet si rezervë dhe që duhet të mbulojë 90 ditë furnizimin në rast krizash. Së dyti tregu i brendshëm i energjisë ku përveç situatës me rregullimin e çmimeve, procesin ku është përfshirë OSHEE përmendet edhe Termocentrali i Vlorës ku Komisioni thekson se duhet parë me kujdes opsioni i kthimit të tij në një termocentral me gaz çka do ta ndihmonte vendin që të kishte një burim tjetër alternativ në kohë thatësire.

Monitor,  30.05.2019