Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrogjeni, ‘shpresa’ e fundit e Evropës për një të ardhme më të mirë

Pandemia e koronavirusit e ka larguar vëmendjen e publikut nga shumë çështje të rëndësishme, veçanërisht atë të krizës klimatike. Por prapa skenës, BE duket se po e mban këmbën në gaz në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Në një konferencë shtypi në Bruksel, Komisioni Evropian zbuloi strategjinë e tij për një të ardhme të gjelbër, me shpresë të lartë për përdorim të shtuar të hidrogjenit nëpër sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë.

Komisionerët besojnë se hidrogjeni do të ketë një rol të veçantë në përmirësimin e ngrohjes globale, e kështu BE zbuloi një organizatë të re” Aleancën Evropiane të Hidrogjenit të Pastër (ECHA).

Së pari, çfarë është energjia e ardhur nga hidrogjeni? Ne në fakt jemi të rrethuar nga hidrogjeni. Gazi përbën 75 përqind të universit. Megjithëse është i bollshëm, është i vështirë të izolohet. Mund të nxirret përmes elektrolizës, procesi i ndarjes së atomeve të hidrogjenit dhe oksigjenit duke drejtuar një rrymë të lartë elektrike përmes ujit.

Ky burimi energjie është po i pafund dhe prandaj, nuk ka asnjë mundësi që ai të mbarojë ndonjëherë. Hidrogjeni gjithashtu mund të përdoret në vendet ku energjia bërthamore ose gazi natyror, për shembull, nuk mund të përdoren, si dhe të jetë më i sigurt dhe më pak i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Ky burim i veçantë i energjisë është shumë efikas pasi kërkon më pak energji për të punuar në krahasim me karburantet fosile. Asnjë nënprodukt i dëmshëm nuk lëshohet në atmosferë kur përdoret, çka e bën hidrogjenin një burim të pastër energjie.

Nga ana tjetër, energjia e hidrogjenit akoma përballet me sfida kur bëhet fjalë për ruajtjen dhe transportin, e lëre më fakti që kostoja e tij aktuale e prodhimit e bën të pamundur që gazi të tejkalojë karburantet e tjera për tani, pavarësisht furnizimit të tij të bollshëm.

Komisioni i BE-së planifikon të dekarbonizojë plotësisht industrinë dhe të kthehet në hidrogjen të pastër, të rinovueshëm falë kërkimit dhe inovacionit.

Strategjia e BE për hidrogjenin, së bashku me Strategjinë e BE për Integrimin e Sistemit të Energjisë, janë paraqitur si pjesë e angazhimeve të Marrëveshjes së Gjelbër. Sidoqoftë, duke pasur parasysh krizën aktuale globale, komisionerët argumentojnë se kjo kornizë do të rrisë rezistencën e Evropës dhe se “investimet e planifikuara kanë potencialin për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike nga kriza e koronavirusit”.

Scan,  13.07.2020