Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmirësohet situata hidrike, rritet niveli i Fierzës

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin në javën e fundit është përmirësuar gjendja hidrike në të gjitha HEC-et.

Në Kukës prej më shumë së një jave reshjet e shiut nuk kanë pushuar duke përmirësuar kështu situatën hidrike më liqenin e Fierzës që në katër mujorin e parë të këtij viti ishte në pikën kritike të saj  për shkak të mungesës së reshjeve.

Më shumë se 700 metër kub ujë në sekondë ka në lumenjtë që furnizojnë liqenin e Fierzës ndërsa  niveli i tij po rritet me shpejtësi nga ora në orë.
Aktualisht niveli i ujit ka arritur rreth 283 metra me një tendencë rritje të qëndrueshme 30 cm në ditë.

Me këtë tendencë rritje në një kohë kur parashikimet e motit tregojnë për reshje shiu  në ditët në vijim shumë shpejt do të e çojë liqenin drejt kuotës maksimale.

Shqiptarja.com  16.05.2019