Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kamuflohen me shiun, Albpetrol derdh mbetjet e naftës në Zharrëz, revoltohen banorët

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë edhe derdhjet e mbetjeve të naftës në zonën e Zharrëzës nga kompania Albpetrol, duke shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës.

Banorët shprehen se është e disata herë që gjenden në një situatë të tillë, teksa institucionet nuk reagojnë.

Gjithmonë janë denoncuar derdhjet por asnjë masë nga ispektoriati i mjedisit Fier apo instancat përgjegjese.

Ambientalisti Qani Rredhi është shprehur se askush nuk mban përgjegjësi cdo gjë e shkruar në letër dhe pa zgjidhje.

“Nuk është hera e parë kjo që shikoni këtu, shfrytëzojnë disa reshje shiu dhe bëjnë derdhje, u jemi drejtuar institucioneve dhe nuk kemi marrë në zgjidhje. Është  shumë shqetësuese kjo për ne, vjen një erë mbytëse, është rasti i 40 që e denoncojmë dhe nuk gjejmë zgjidhje”, shprehen banorët.

Faxweb,  24.04.2020