Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Pak shpresë për TEC-in e Vlorës

Termocentrali i Vlorës është kthyer në një “gropë” të zezë për sektorin e energjisë në përgjithësi ku përveçse nuk ka prodhuar asnjë kilovat/orë energji, ka qenë një konsumator, ndërkohë që paralelisht vijon të ketë kosto mirëmbajtjeje. Enti Rregullator i Energjisë nënvizon në raportin e tij për sektorin e energjisë në vitin 2018 se Termocentrali i Vlorës nuk ka pasur asnjë ndryshim pozitiv në bilancin e tij dhe se plani për ta kthyer atë në një termocentral me gaz ka qenë i vetmi zhvillim.

“Edhe përgjatë vitit 2018 nuk është prodhuar asnjë KWh Energji Elektrike nga TEC Vlora, por janë realizuar shërbimet e mirëmbajtjes profilaktike dhe mirëmbajtjes së programuar të impiantit, sipas një grafiku vjetor.

Ky TEC ishte parashikuar të vihej në punë gjatë vitit 2011, por për shkak të defektit në sistemin e ftohjes ky objekt ende nuk është vënë në punë. Më urdhrin e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 279 dt. 27.03.2018, është urdhëruar ngritja e një komisioni për dhënien me konçesion/PPP të Termocentralit të Vlorës. Ky komision fillimisht është ngarkuar me përgatitjen e një studim Fizibiliteti për vlefshmërinë e kësaj procedure” thuhet në raport.

Në një tjetër pikë ERE nënvizon se planet për gazifikimin e Shqipërisë sipas masterplanit do të kenë fokus primar pikërisht ndërtimin së pari të linjës Fier-Vlorë e cila do të ketë funksion të dyfishtë ku e para është furnizim i termocentralit të Vlorës.

ERE gjithashtu ndalet tek ambicia për të shtuar numrin e termocentraleve në vend duke sjellë në vëmendje termocentralin e Korçës një projekt që tashmë ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.

“Kalimi i gazit nëpër Shqipëri lejon që në vend të kemi disa zhvillime të rëndësishme energjetike, në linjë me ato të këtij sektori në industrinë globale, si zhvillimin e prodhuesve të mëdhenj të energjisë ose TEC-eve me gaz, si version më i “pastër” në shfrytëzimin e hidrokarbureve për prodhim energjie. Qarku i Korçës, pritet të jetë pjesë e zhvillimeve të tregut të gazit natyror në vend duke konsideruar kalimin e gazsjellësit të TAP nëpër territorin e e tij, si edhe të zhvillimeve në burime shtesë energjetikë, sic është TEC i Korçës” thuhet në raport.

TEC Vlora u ndërtua me një kredi rreth 100 milionë euro të dhënënga Banka Botërore shtetit shqiptar. për shkak të një problemi me sistemin e ftohjes ai nuk është vënë asnjëherë në punë ndërkohëqë edhe nëse do të ishin kushtet normale prodhimi do të dilte me një kosto të jashtzakonshme.

Monitor,  16.05.2019