Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Balluku dëgjesë me banorët, anulohet HEC-i në Kolonjë të Gjirokastrës

HEC-i i parashikuar të ngrihej në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.

“Ky vendim tani është marrë nga Ministria e Energjisë, por për ta bërë për të gjithë Shqipërinë. Dhe njerëzit nuk kanë pse firmosin në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe që duhet të kuptojnë që tani janë gjërat shumë të rëndësishme, janë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e fshatit, me jetën e krahinës” tha ministri Klosi.

Ministrja Balluku nga ana e saj informoi banorët edhe me iniciativën e ndërmarrë nga ministria që ajo drejton sa i takon skanimit të kontratave të të gjithë HEC-eve në vend dhe ku tashmë disa prej tyre janë anuluar.

“Të gjitha HEC-et kudo që janë, për shkak të ankesave të shumta dhe për shkak të problematikës që unë kam hasur nga dita e parë në atë detyrë, kanë kaluar në një skanim të plotë. Disa prej tyre janë anuluar dhe HEC-i për të cilin po flasim ka kaluar skanimin dhe i plotëson kushtet për t’u anuluar” theksoi Balluku.

Scan,  25.04.2019