Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ka përfunduar skanimi edhe për pesë HEC-e të Qarkut Korçë

Ka përfunduar skanimi edhe për pesë HEC-e të Qarkut Korçë

Proçesi i skanimit të HEC-eve, me rëndësi kombëtare dhe ndikim të lartë publik!

Në bazë të Urdhrit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj.Belinda Balluku, Nr.48, datë 30.01.2019 “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave konçesionare dhe kontratave objekt i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.822 datë 07.10.201,nga burimet hidrike të energjisë”,VKM-së Nr 547, datë 09/08/2006, i ndryshuar, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, që ka si objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikqyrjen dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik”, referuar Urdhrit të Drejtorit Ekzekutiv të AKBN Nr.20, datë 05.02.2019 “Për ngritjen e grupeve të punës të cilët do të bëjnë skanimin e HEC-eve që janë ose jo objekt konçesioni”, ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore përmbyllën procesin e skanimit për kontratat e koncesionit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e HEC-eve: HEC-i Llënga (Qarku Korçë), HEC-i Qytezë (Qarku Korçë), HEC-i Niçë (Qarku Korçë), HEC-i Razdoll (Qarku Korçë) dhe HEC-i Cemerica (Qarku Korçë)

Referuar Urdhrit dhe udhëzimeve të lartpërmendura, për zbatimin e proceseve të skanimeve të HEC-eve, si një proces transparent për dëgjesat publike, qytetarët, dhe me një ndikim të gjerë publik, duhet të evidentohen jo vetëm problematikat që lidhen me detyrimet kontraktuale por edhe shqetësimet e komuniteteve përkatëse lidhur me ujin e pijshëm, mjedisin etj., në mënyrë që zhvillimi hidroenergjetik të vijojë paralel me zhvillimin e këtyre zonave të pasura me burime natyrore.

energjia.al  11.04.2019