Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova u karakterizua nga ndotja e lartë në vitin 2018

Vlerat mesatare mujore të PM2.5, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017, bazuar në të dhënat e IHMK, kishte tejkalime të theksuara të VML për PM2.5, kurse, gjatë vitit 2018 ka pasur vlera shumë tё larta tё pluhurit nё formё PM 10 dhe PM2.5 nё disa lokalitete të vendit.

Kështu thuhet në raportin “Disa fakte mbi mjedisin”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Vlerat mesatare mujore të Dyoksidi i Sulfurit, nga të dhënat e stacioneve monitoruese për matjen e përqendrimit të saj, nuk ka asnjë tejkalim të Vlerës Maksimale të Lejuar (VML) gjatë gjithë periudhës janar-dhjetor 2017. Vlerat mesatare mujore të Monoksidit të Karbonit, nga të dhënat për matjen e përqendrimit të saj (nga të gjitha stacionet që kanë monitoruar për këtë parametër) nuk ka asnjë tejkalim të VML. Vlerat mesatare mujore të Dyoksidi i Azotit, nga të dhënat për matjen e përqendrimit të saj, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017 kishte tejkalime të lehta të VML dhe atë në stacionin monitorues në IHMK, Rilindje, Mitrovicë, Prizren, Obiliq, Dardhishtë dhe në Han të Elezit”, thuhet n raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

“Vlerat mesatare mujore të O3, nga të dhënat për matjen e përqendrimit O3, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017 nuk kishte tejkalime të VML, në asnjërën prej stacioneve monitoruese. Vlerat mesatare mujore të PM10, Gjatë viti 2017, nga të dhënat për matjen e përqendrimit të PM10, kishte tejkalime të VML si mesatare mujore. Vlerat mesatare mujore të PM2.5, gjatë periudhës janar-dhjetor 2017, bazuar në të dhënat e IHMK, kishte tejkalime të theksuara të VML për PM2.5 në Prishtinë–IHMK dhe Rilindje (janar, shkurt, nëntor dhe dhjetor), Drenas dhe Mitrovicë (janar, shkurt dhe nëntor), Palaj (nëntor)”, vijon njoftimi.

Ky publikim jep informacion rreth treguesve ekonomiko-socialë, treguesve të energjisë, të bujqësisë dhe pylltarisë, të transportit hekurudhorë, dhe treguesve të ajrit.

Telegrafi,  22.03.2019