Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Balluku: Arkivat tekniko-shkencore do të dixhitalizohen

Të gjitha arkivat tekniko-shkencore të institucioneve që janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të dixhitalizohen. Nismën e lançoi ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit që zhvilloi në Qendrën e Prodhimit të Naftës dhe Qendrën Mekanike të Naftës në Kuçovë.

Përmes dixhitalizimit do të bëhet e mundur që këto materiale të rëndësishme, jo vetëm të ruhen, por edhe të rifitojnë vlerën e vërtetë duke u vënë në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të naftës.

energjia.al 02.03.2019