Albgaz, Avrami: Studime për identifikimin e kërkesës në vend
Teksa gazsjellësi TAP po shkon drejt përfundimit, kompania ALBGAZ ka nisur punën për identifikimin e kërkesës për gaz në vendin tonë. Në një prononcim për SCAN, kreu i kompanisë Arbër Avrami thotë se studimet janë fokusuar në zonat ku industria është më e intensifikuar e ku kërkesa për përdorimin e gazit është më e lartë.
Gjithashtu, Avrami thotë se po mendohet futja e teknologjive të reja, në mënyrë që të arrihet sa më e shpejt te klienti fundor.
Ndërkaq, në një plan afatmesëm kompania synon që përdorimi I gazit të shtrihet edhe për konsumatorët familjarë, ndërkohë që përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë kanë kërkuar vendosjen e kritereve detyruese për instalimet e gazit në të gjitha ndërtimet e reja.
Scan, 02.03.2019