Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Oferta e pakërkuar, rrëzohet propozimi për HEC-et në komision

Projektet që vijnë përmes ofertave të pakërkuara në sektorin infrastrukturor do të shfuqizohen deri në 31 dhjetor të vitit 2021 e më pas do të rikthehen si mundësi për biznesin.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka shqyrtuar nen për nen ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, ndërsa ka ndryshuar kërkesën e Ministrisë së Financave që këto lloj projektesh të shfuqizohen përgjithmonë.

Ndërkaq, komisioni ka shqyrtuar edhe propozimet e ardhura nga Shoqëria civile, që kërkoi shfuqizimin e ofertës së pakërkuar edhe për hidrocentralet, për shkak edhe të eksperiencave negative që kanë vendet europiane në këtë drejtim.

Ndryshimet e tjera të propozuara nga shoqëria civile u konsideruan nga zëvendësministrja e Financave si të rregulluara nga legjislacioni aktual, por deputetët kërkuan që ato të përfshihen edhe në ligj si garanci për zbatimin e tyre.

Ndryshimet do të diskutohen edhe nga komisioni i Ekonomisë dhe Financave e më pas do të kalojnë për miratim në seancë plenare.

Scan,  26.02.2019