Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton çertifikimin përfundimtar për gazsjellësin TAP

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar certifikimin përfundimtar të gazsjellësit Trans Adriatik si operator i pavarur i transmetimit të gazit natyror. Vendimi për licencimin është botuar ditën e enjte në ‘Fletoren Zyrtare’, sipas të cilit ERE ka vendosur të licencojë TAP AG Albania për një afat 25-vjeçar nga data e fillimit të operimit.

Referuar vendimit, shoqëria duhet të paraqesë pranë ERE jo më vonë se 12 muaj nga fillimi i operimit të gazsjellësit dokumentacionin e plotë që tregon titujt e pronësisë mbi asetet që ka për të kryer funksionet nën licencën e kërkuar në territorin e Shqipërisë.

TAP kishte paraqitur pranë ERE-s aplikimin për t’u pajisur me licencë në dhjetor të vitit të kaluar. Referuar vendimit, Gazsjellësi Trans Adriatik AG Albania rezulton i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si degë e shoqërisë së huaj aksionare (sh.a).

Gazsjellësi TAP me vlerë 4.5 miliardë euro është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian.

Scan,  15.02.2019