Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vrau punonjësin e HEC-it, identifikohet autori

Autori i vrasjes me armë zjarri të punonjësit të hidrocentralit në Vrrithë të Pukës, është identifikuar këtë të shtunë nga Policia. Sipas korrespondentit të Report Tvvrasësi i 30-vjecarit nga Mirdita, Petrit Biba, është Enderis Dodaj, 25 vjec, po me origjinë nga Mirdita. Sikurse Biba, edhe Dodaj mësohet të jetë të ketë qenë punonjës i kantierit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.

Policia është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për kapjen e arrestimin e autorit, i cili menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendngjarja.

Petrit Biba, pasi u plagos mbrëmjen e djeshme nga Enderis Dodaj, u dërgua fillimisht në spitalin e Pukës. Për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai u transportua më pas me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku edhe ndërroi jetë.

Shqiptarja.com  09.02.2019