Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, gjykata vonon çështjen ku përfshihet operatori i shpërndarjes së energjisë

Gjykata dështoi në vazhdimin e procedimit të çështjes kundër dy ish-ministrave, atij të Financave, Simeon Dyankov, dhe atij të Ekonomisë Trajço Trajkov, biznesmenit Ivo Prokopiev, drejtorit ekzekutiv të ndërmjetësit të investimeve “Bulbrokers”, Radoslav Rachev dhe dy nga punonjësit e tij, raporton BNT.

Gjykata e specializuar shtyu për më vonë zhvillimin e kësaj çështjeje, për shkak të mungesës së avokatit të z. Dyankov, i cili raportoi se ishte i sëmurë. Z. Traikov, z. Dyankov, z. Prokopiev dhe tre të tjerë u akuzuan për shitjen e 33% të aksioneve shtetërore në kompaninë EVN të shpërndarjes së energjisë elektrike në vitin 2011, e cila sipas zyrës së prokurorit i kishte shkaktuar shtetit një humbje rreth 20 milionë leva bullgare.

Hetimi i çështjes filloi në vitin 2013, pas këmbënguljes së kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare, Stojan Mavrodiev. Që atëherë, ky rast është kthyer disa herë në prokurorinë e shtetit për shkak të paqartësive në aktakuzë.

Monitor,  04.02.2018