Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Furnizimi me energji, rregullat për marrëdhënien e Operatorit të Shpërndarjes dhe furnizuesve

Klientët fundorë qoftë këta biznese apo familjarë kanë të drejtë të ndryshojnë furnizuesin e tyre të energjisë në kushtet e një tregu të lirë.

Për të rregulluar marrëdhënien mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe furnizuesve që furnizojnë me energji këta klientë Enti Rregullator i Energjisë miratoi rregulloren përkatëse.

Bëhet fjalë për rregulloren “Për profilet e standardizuara të ngarkesës për kategori të caktuara klientësh në rast se të dhënat e matjeve të nevojshme për llogaritjen e disbalancave nuk janë të disponueshme”. Pas një procesi të gjatë konsultimesh me grupe të ndryshme interesi nga biznesi, tek prodhuesit e energjisë, shoqatat operatorët e energjisë.

Të drejtat dhe detyrat e klientëve

Rregullorja përcakton ndër të tjera të drejtat dhe detyrat e klientëve ku thuhet se të gjithë klientët fundorë kanë të drejtë të ndryshojnë Furnizuesin e tyre pa pagesë.

“Klienti brenda 5 ditëve nga kërkesa e bërë duhet të informohet nga OSSH sh.a., lidhur me rezultatin e vlerësimit të kritereve, me qëllim furnizimin me energji elektrike në tregun e pa rregulluar

Në rastin kur klienti nuk i përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 5, pika 3 të kësaj rregullore, Operatori i sistemit të shpërndarjes do të informoje klientin mbi informacionin që duhet të plotësojë për përmbushjen e kritereve. Pas plotësimit të kritereve klienti mund të ushtrojë të drejtën ligjore për përzgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike. Në të gjitha rastet e tjera, konsiderohet se klientët i përmbushin kushtet për të ndryshuar furnizuesin pa kushte të tjera.

Profilet e standardizuara të ngarkesës

Sa i takon profileve të standardizuara të ngarkesës që paraqesin konsumin e energjisë elektrike në intervale kohore të barabarte me intervalin kohor të llogaritjes së disbalancave  thuhet se operatori i sistemit të shpërndarjes do të krijojë profile të standardizuara të ngarkesës për të gjitha kategoritë e klientëve në rastin kur të dhënat e kërkuara të matjes për llogaritjen/shlyerjen e disbalancave nuk janë në dispozicion nga sistemi i matjes i klientit.

“Nëse periudha e vendosur për llogaritjen e disbalancave është çdo orë, profili i standardizuar i ngarkesës duhet të jetë të paktën në intervale një orëshe. N ë çdo rast profili i standardizuar i ngarkesës duhet të përcaktohet sa periudha kohore e përcaktuar për llogaritjen e disbalancave e vendosur në Rregullat e balancimit të energjisë elektrike në fuqi.

Profilet e standardizuara të ngarkesës zëvendësojnë profilet e konsumit real për palën përgjegjëse për balancimin sipas Rregullave të balancimit të energjisë elektrike për llogaritjen/shlyerjen e disbalancave, për çdo periudhë gjatë të cilës matja e cila mat konsumin faktik në interval kohore nuk është e disponueshme” thuhet në rregullore.

Krijimi i profileve të standardizuara të ngarkesës

Në nenin 8 rregullorja përcakton mënyrën sesi krijohen profilet e standardizuara të ngarkesës.

Operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të hartojë profile të standardizuara të ngarkesës bazuar në dy kritere të përgjithshme: a. Kategorinë e klientëve b. Zonën Administrative ku është i lidhur klienti.

Sipas rregullores klientët të cilët i përkasin një kategorie kanë të njëjtat karakteristika dhe për llogaritjen/shlyerjen e disbalancave, konsumi i energjisë elektrike për këto standardizohet për një profil ngarkese të veçantë.

“Për disa kategori klientësh operatori i sistemit te shpërndarjes mund të marre në konsideratë dhe kriterin e zonës administrative ku është lidhur klienti.

Profili i Standardizuar i ngarkesës për çdo kategori klientësh do të hartohet nga operatori i sistemit të shpërndarjes për një periudhë prej të paktën një vit kalendarik.

Profili i Standardizuar i ngarkesës për çdo kategori klientësh për çdo vit kalendarik do

të publikohen në faqen e internetit te OSSH sh.a. të paktën tre muaj para fillimit të

vitit ne te cilin këto Profile të standardizuara të ngarkesës do të aplikohen. Para publikimit të profileve të standardizuara të ngarkesës, Operatori i sistemit të shpërndarjes mund të konsultohet me pjesëmarrësit e tregut, ERE dhe palët e tjera të interesuara.

Gjatë aplikimit të tyre Operatori i sistemit të shpërndarjes periodikisht mund të rishikojë profilet e standardizuara të ngarkesës për vitin kalendarik në mënyrë që profilet të standardizuara të ngarkesës të jenë sa më afër profileve reale të ngarkesës” përcakton dokumenti.

Monitor,  25.07.2020