Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Belinda Balluku dhe sfidat e para në krye të Energjitikës dhe Infrastrukturës

Në rubrikën e përhershme “Personazhi i javës”, emisioni “Java në RTSH” kishte përgjedhur këtë të premte Ministren e Energjitikës dhe Insfrastrukturës, Belinda Ballukun.

“Në grupin e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, zonja Belinda Balluku, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave me disa akte “ spartane” të njëpasnjëshme”, thuhej në motivacionin përkatës, duke përmendur anullimin e konçesionit 225 milion euro për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, që ishte fituar nga kompania Gener Gruup.

“Firmë e rëndë kjo e zonjës ministre, që ka bërë bujë të madhe jo vetëm për shkak të akuzave që janë ngritur në lidhje me kostot e larta të kësaj rruge, por edhe të raporteve të përfolura të kompanisë në fjalë me eksponentë të qeverisë dhe opozitës.

I fortë gjithashtu vendimi për shkarkimin nga detyra të kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, që vjen si një përgjigje e akuzave për shkeljet e renda në tenderin e Unazës së Madhe, që po hetohet nga Prokuroria. Në këtë vazhdë zonja Balluku deklaroi dje se do të ngrihen të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative.

“Publiku shqiotar ka mirëpritur e mirëpret vendime që këpusin nyje korrupsioni dhe paligjshmnërie. Si këto të Minsitres Balluku , e cila, pa i dhënë rëndësi bujës, po shfaq tiparet e një zyrtareje të vendosur e të guximshme në një institucion ku dyshimet dhe faktet për abzuzime janë bërë kapicë”, thuhej me tej më motivacionin e emisionit në fjalë.

Përgjatë kësaj kohe, me zgjedhje kontraverse, “Java në RTSH” ka shpallur persoanzhe të Javës shumë individë , intelektualë, njerëz të thjeshtë, apo zyrtarë që kanë patur impakt të fortë publik me veprime dhe akte konkrete, si Maks Velo, Emiliano Nuhu, Xhisela Maloku e tjerë, e deri te peronazhe të jetës institucionale dhe politike si Donika Prenga, Ilir Meta, Ervin Saliani e tjerë.

Gazeta Tema,  29.01.2019