Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Voith fiton leje për hidrocentral në Maqedoni

Grupi i teknologjisë Voith ka fituar një leje për prodhimin, furnizimin dhe komisionimin e dy turbinave StreamDivers për hidrocentralin e vogël në Gradishtë të Maqedonisë. Kompania do të mbikëqyrë edhe instalimin dhe furnizimin me valvula.

Hidrocentrali do të fillojë të veprojë në fillim të vitit 2020 dhe do të furnizojë me energji të pastër deri në 900 familje në rajonin e Jegunovcit në veri të kryeqytetit maqedonas. Ndërtimi i kësaj fabrike është një nga 12 objektet që aktualisht po planifikohen për lumin Vardar dhe që synon të rrisë pjesën e burimeve hidroenergjetike në Maqedoni.

Nëpërmjet dy turbinave StreamDivers, termocentrali i Gradishtit është pajisur me një teknologji hidrike kompakte dhe të strukturuar në mënyrë të thjeshtë dhe që mbi të gjitha, ka pak nevojë për mirëmbajtje.
Përveç kësaj, turbinat StreamDivers janë miqësore ndaj mjedisit, i karakterizuar edhe nga një ndikim i ulët vizual dhe akustik.

“Njësia e gjeneratorëve të turbinave StreamDiver është ideale për vendndodhjen e re të këtij hidrocentrali. Nëse do ta krahasonim atë me një turbinë konvencionale vertikale Kaplan që normalisht do të ishte përdorur, përfitimet tona janë të konsiderueshme, sa i takon kohës së dorëzimit dhe mënyrës së zbatimit”, shpjegon Besfort Aliti, pronar dhe drejtor i Bart Energy DOO në Shkup.

Për shembull, koha e ndërtimit është ulur me 60%. Gjithashtu do të ketë edhe kursime të konsiderueshme në kostot e ndërtimit, kryesisht për shkak të një kërkese të reduktuar të betonit. Pjesa më e rëndësishme e teknologjisë së StreamDiver është njësia e gjeneratorit të turbinës që ka një gamë nga 50 deri në 800 kW.

Fuqia e kësaj teknologjie qëndron në fleksibilitetin e saj të përdorimit. Njësia mund të zhytet tërësisht, kështu që ajo mund të veprojë në mënyrë të pavarur nga struktura ekzistuese. Ajo mund të integrohet edhe në termocentralet ekzistuese, duke minimizuar kostot e investimit.
Sipas vlerësimeve të Voith, potenciali i teknologjisë StreamDiver do të jetë rreth 5 GW në mbarë botën. Rajonet me potencialin më të madh janë në Amerikën e Veriut dhe në Europë, veçanërisht në Veri dhe në Lindje të Europës.

Monitor,  28.01.2019