Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST rrit shpenzimet për prokurimin e humbjeve në rrjet

umbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit rezultojnë me tendencë në rritje nga viti 2015 e në vazhdim, ndërkohë që shpenzimet për prokurimin e humbjeve në rrjet pritet të rriten edhe përgjatë vitit 2019. Në 2015-ën, niveli i humbjeve u regjistrua në 2.03%, në 2016, 2.06%, në vitin 2017 arriti në 2.10%, ndërkohë që në vitin 2018 humbjet u regjistruan në 2.46% të totalit të energjisë së transmetuar.

Rritja e nivelit të humbjeve do të pasohet edhe me një rritje të shpenzimeve që do të kryejë OST për mbulimin e tyre. Sipas dokumenteve që TV SCAN i disponon, për vitin që vjen ky dikaster pritet të shpenzojë 1.4 mld lekë për prokurimin e humbjeve në rrjet, apo 100 mln lekë më shumë në krahasim me vitin 2018, ku u shpenzuan 1.3 mld lekë.

Ndërkaq, niveli i humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes rezulton në përmirësim, ku për 11-mujorin e këtij viti u regjistruan në nivelin e 23.6%. Megjithatë, ai është larg objektivit prej 21% të vendosur nga Banka Botërore, duke diktuar nevojën për investime të mëtejshme në përmirësimin e rrjetit.

Humbjet e energjisë në rrjetin e transmetimit:

Viti 2015 2.03%

Viti 2016 2.06%

Viti 2017 2.10%

Viti 2018 2.46%

 

Scan,  27.12.2018