Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët e arit po përfitojnë nga pasiguria politike në SHBA

Ari është rritur në nivelin më të lartë në 6 muaj në nisje të javës, ndërkohë që investitorët e kanë blerë metalin prej pasigurive politike në Shtetet e Bashkuara dhe ngadalësimit ekonomik global.   Norma spot e arit u rrit me 0.6% në 1,263 dollarë për onz ditën e Hënë.  Mbyllja e pjesshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara pritet që të vazhdojë deri për pushimet e Krishtlindjeve, pasi Senati nuk ra në dakordësi ditën e Shtunë për të përmbushur kërkesat e Donald Trump për të financuar murin.

Mungesa e qëndrueshmërisë politike në SHBA në një kohë që ekonomia globale po ngadalësohet, ka sjellë rënien e mprehtë të titujve të kapitalit dhe rritur kërkesën për metalin e verdhë.  Sipas analistëve, nëse dikush kërkon të arratiset nga trazirat e vazhdueshme, ari përbën opsionin më të mirë. Megjithatë, edhe jeni japonez dhe franga zvicerane, që konsiderohen si “bast” i sigurt gjatë periudhës së pasigurive ekonomike dhe politike, janë rritur gjithashtu.

Një tjetër faktor që ka mbështetur arin ka qenë spekulimi se Rezerva Federale mund të ngadalësojë tkurrjen monetare.  Metali i çmuar ka korelacion të fortë negativ me titujt që bartin normë të interesit. Projeksionet e reja tregojnë për 2 rritje të normës bazë të interesit,  krahasuar me 3 ndërhyrje që priteshin në Shtator për vitin e ardhshëm.

Scan,  24.12.2018