Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, eksportuesi më i madh në Kosovë

Përkundër vështirësive financiare, operative, si dhe mos miratimit të statutit nga ana e ligjvënësve në vend, ndërmarrja “Trepça”, u shpall eksportuesi i vitit 2018-të nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

Lidhur më këtë, kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrje Ardian Syla, apeloi që të miratohet sa më parë të jetë e mundur statuti dhe të regjistrohet “Trepça”, në mënyrë që të bëhet shkëputja njëherë e përgjithmonë AKP-ja. “Përkundër të gjitha vështirësive me të cilat po përballet ndërmarrja “Trepça”, si në aspektin financiar, ashtu edhe në aspektin operativ, Oda Ekonomike e Kosovës, në bazë të statistikave të eksportit shpalli Ndërmarrjen “Trepça”, si EKSPORTUESI I VITIT 2018.

Ndërmarrja “Trepça” ka qenë, është dhe do të jetë promotor i rëndësisë jetike për zhvillimin ekonomik. Prandaj, duhet t’i kthehet vëmendja e merituar nga ana e institucioneve të Kosovës, ndaj këtij gjiganti ekonomik. Andaj, apeloj të miratohet sa më parë të jetë e mundur statuti dhe të regjistrohet “Trepça”, në mënyrë që të bëhet shkëputja njëherë e përgjithmonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, ka shkruar Syla.

Tutje Syla shkroi, se me regjistrimin e “Trepça” i hapet rrugë krijimit të infrastrukturës ligjore e cila synon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, si dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik, si parakusht për rivitalizimin e “Trepçë”-s, si ndërmarrje me rëndësi të veç̧antë, si ndërmarrje me rëndësi të veç̧antë, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Telegrafi,  21.12.2018