Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Siguria e digave, BB bën vlerësimin e projektit

Banka Botërore ka bërë rishikimin e radhës për projektin e sigurisë së digave duke analizuar në detaje detyrimet që janë përmbushur dhe ato që kanë mbetur ende për t’u zbatuar deri në fund të programit.

Me një vlerë mbi 65 milionë dollarë të financuar nga ky institucion, projekti i sigurisë së digave është ndër më të hershmit dhe që ka nisur që prej vitit 2008 me miratimin e kredisë nga Banka ndërkohë që ishte planifikuar për t’u mbyllur në vitin 2013, u rishikua me një afat të ri që është dhjetori 2020. Por si ka qenë ecuria e projektit deri më tani sipas BB?

“Ka pasur një progres të qëndrueshëm në Instalimin dhe Rehabilitimin Elektromekanik dhe sistemit të ri të monitorimit në hidrocentralin e Komanit. Njësia e fundit (njësia 4)  u boshatis nga uji dhe u shemb në maj 2018 dhe është në fazën e tij të rehabilitimit, pritet që të rikomisionohet dhe të përfundohet në mars 2019. Varianti i ri do të rishikohet dhe aprovohet. Kontrata për paketën e rehabilitimit të portave të shkarkimit do të mbyllet me shumë mundësi në datën e mbylljes së projektit.

Sa i përket asistencës teknike dhe aktiviteteve mbështetëse, të gjitha paketat janë prokuruar dhe kontraktuar shumica e tyre janë mbyllur. Asistenca teknike e kompletuar ka kontribuar në projekt dhe për të ardhmen praktikat për Sigurinë e Digave janë: Plan për përgatitjen në emergjenca dhe vlerësimin e riskut, forcimi dhe përmirësimi i departamenteve të Prodhimit dhe Sigurisë së Digave në KESH si dhe studime parafizibiliteti dhe fizibiliteti, dizejnim të dokumenteve për të siguruar menaxhimin e duhur të prurjeve në hidrocentralet e kaskadës së Drinit” vlerëson raporti.

I njëjti nënvizon se mbeten edhe disa kontrata të asistencës teknike që janë aktive dhe që do të duhet të zgjaten sipas afateve të mbylljes së projektit.

“Vetëm tre kontrata të asistencës teknike janë nën zbatim: kontrata e projektit inxhinierik që do të zgjatet deri në datën e mbylljes, kontrata e projektit për panelin e ekspertëve e cila ka nevojë të zgjatet deri në ditën e mbylljes së projektit dhe menaxhimi financiar i KESh që është në fazë zbatimi” thuhet në rishikimin e Bankës Botërore.

Monitor,  20.17.2018