Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“North Stream 2”, Gjermania e mbështet, SHBA kundër

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dënuar ndërtimin e tubacionit për mbartje të gazit natyror, duke thënë se projekti “Rrjedha Veriore 2” do t’i mundësojë Rusisë të kontrollojë furnizimet me energji në Europë.

 

Masa, që është miratuar më 11 dhjetor nga dhoma e ulët e Kongresit, ka qenë vetëm një rezolutë simbolike, megjithatë kjo ka qenë përpjekja e fundit e autoriteteve amerikane për të bllokuar projektin 11 miliardë dollarësh.

Sipas rezolutës, gazsjellësi përbën “një hap drastik mbrapa për sigurinë e energjisë europiane dhe për interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Në këtë shkresë u është bërë thirrje qeverive europiane që të kundërshtojnë projektin, ndërsa presidentit amerikan Donald Trump i është kërkuar të përdorë “të gjitha mjetet për të mbështetur sigurinë energjetike të Europës”.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” do të kalojë nën detin Baltik, duke mbartur gazin rus drejtpërdrejt në Europën Perëndimore. Së fundmi, Uashingtoni ka rritur përpjekjet për ta bllokuar këtë projekt. Mirëpo liderët e industrive më të mëdha në Gjermani kanë përkrahur ndërtimin e gazsjellësit, duke thënë se ai do të ndihmojë në zgjerimin e furnizimit me gaz.

Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se Berlini nuk do të tërheqë mbështetjen politike për këtë projekt. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ky projekt është tërësisht ekonomik dhe nuk qëndron kundër asnjë shteti.

Top Channel,  12.12.2018