Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP do lehtësojë kalimin nga qymyri tek gazi në Ballkanin Perëndimor

Gazsjellësi Trans Adriatik do të lehtësojë kalimin nga qymyri tek gazi në Ballkanin Perëndimor. Kjo është theksuar në raportin e fundit të Bankës Europian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Aktualisht, termocentralet me qymyr përbëjnë një pjesë të rëndësishme të energjisë elektrike të rajonit dhe si rezultat dioksidi i karbonit është tre herë më i lartë se mesatarja e BE.

Sipas raportit të BERZH, rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të kalojë nga qymyri tek hidroenergjia, energjia e rinovueshme dhe gazi për të reduktuar kontaminimin.

“Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik, i cili do të sjellë rreth 10 miliardë metra kub gaz nga Azerbajxhani, do të hapë mundësi të reja për kalimin e rajonit nga qymyri në gaz”, thuhet në raport.

TANAP dhe TAP janë projektet më me pak emetim të karbonit, pasi gazsjellësit janë hartuar në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian dhe BERZH. Ndërkohë, BERZH ka ndaluar financimin e projekteve të qymyrit.

Scan,  06.12.2018