Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et në Tropojë, Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka lënë fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tropojës ç’ka do të thotë se do të vijojë puna për ndërtimit e hidrocentraleve atje.

Janë dy HEC-e aktualisht dhe tre të tjerë në proces shprehen banorët. Bekim Demiraj dhe Adhurim Ismajlaj shprehen se firmat që ka mbledhur kompania janë të falsifikuara. Dy prej atyre që kanë firmat kanë vdekur që në vitin 2000 thonë banorët.

Ata shprehen se do ketë revolta nga ana e banorëve të Tropojës për mos lejimin e hidrocentraleve. Banorët shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 2019-ës. Deklaratat u bënë pas përfundimit të seancës së këshillit në gjykatën e apelit në Shkosër. Banorëve u mbetet vetëm ta ndjekin çështjen në gjykatën e lartë.

Jashtë gjykatës ishte edhe Adhurim Ismajlaj, gjyshi i të cilit rezulton se ka firmosur në vitin 2013, sikur të ishte dakord me punimet, ndonëse ai ka ndërruar jetë që në vitin 2010.

Ndërsa për Bekim Demirajn, besimi te sistemi gjyqësor në Shqipëri ka humbur dhe vetëgjygjësia e kanuni janë forma e vetme për të vendosur drejtësinë e munguar.

Gazeta Shqip,  04.12.2018