Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP-TANAP, gazsjellësit ndërlidhen në kufirin Greqi-Turqi

Gazsjellësi Trans Anatolian prej 1 850 kilometrash (TANAP) dhe gazsjellësi Trans Adriatik me gjatësi 876 km u ndërlidhën në lumin Maritsa që ndodhet në kufirin Turqi-Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga kompania TANAP përmes një deklarate.

I quajtur ‘Rruga e Mëndafshtë e Energjisë”, projekti historik TANAP u hap zyrtarisht më 12 qershor. Ky gazsjellës, shtylla kurrizore e projektit energjetik të Komisionit Europian shumëkombësh Korridori Jugor i Gazit (SGC) që shpërndau gazin Shah Deniz 2 nga Azerbajxhani në Turqi dhe në Evropë përmes TAP, solli gazin e tij të parë në Turqi më 1 korrik të këtij viti.

Gazsjellësi me kapacitet 16 miliardë metër kub, do të ofrojë 6 miliardë metër kub gaz në Turqi në vit, ndërsa pjesa e mbetur prej 10 miliardë është projektuar për tregjet europiane përmes TAP.

Projekti 4.5 milion euro i TAP është pjesa përfundimtare e SGC prej 40 miliardë dollarësh i vendosur për të transportuar gazin nga Azia qendrore në Europën Perëndimore. TAP do të transpozojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik për të arritur në Itali. Gazsjellësi pritet të jetë gati për të furnizuar gazin e saj të parë në tregjet evropiane deri në mes të 2020.

Gazeta Tema,  23.11.2018