Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Një tren hibrid në Tiranë

Linja e trenit do të jetë sërish funksionale në kryeqytet, tashmë më tren hibrid. Kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimit me banorët ne Njësisë 9 për Buxheitn 2019 shpjegoi se si do të funksionojë ky tren.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”, shpjegoi Veliaj.

Veliaj gjithashtu prezantoi edhe projektin për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, e cila do të jetë një zonë dedikuar turistëve.

“Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”,theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave. Puna pritet që të fillojë edhe për rehabilitimin e një prej blloqeve më të njohur në kryeqytet, që kufizohet nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysendalliu”, “Asim Vokshi”.

Scan,  12.11.2018