Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Blloku “Vasil Shanto” tanimë me ndriçim LED

Rreth 3 vite më parë vetëm 30 për qind e rrugëve të Tiranës ishin të ndriçuara. Ndërsa sot, jo vetëm që 80 për qind e rrugëve të kryeqytetit janë të ndriçuara, por një pjesë e mirë e tyre janë pajisur me teknologjinë LED të ndriçimit, ekonomik dhe mbi të gjitha miqësor me natyrën.

Një prej lagjeve që ka përfituar nga investimet e Bashkisë Tiranës, është edhe blloku “Vasil Shanto” në Njësinë nr.5, ku jo vetëm u bë riparimi i shtyllave ekzistuese, por edhe u vendos ndriçimi LED. Siç shihet edhe nga fotot e gjithë zona rreth kryqëzimit te shkolla “Vasil Shanto” apo edhe te kryqëzimi te “Komuna e Parisit” ka ndryshuar pamje falë këtij ndriçimi.

Dritat LED përveçse do të kursejë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

BalkanWeb,  09.11.2018