Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bashkitë, gati bonuse licensimi per autobusat elektrikë

Bashkitë e vendit po përgatiten që të aplikojnë një politikë të re që synon zëvëndësimin e autobuzëve me naftë me autobuzë elektrikë për transportit publik. E një fazë e dytë e pritshme është ai i krijimit të kushtit ligjor që ofrimi i transportit publik të bëhet vetëm përmes autobuzëve elektrikë. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave Arben Ahmetaj ndërsa prezantohej paketa fiskale në Komisionin e Ekonomisë..

“Bashkitë do të vendosin bonuse licencimi për autobuzët elektrikë dhe pak nga pak do të kthehet në kusht ligjor. Ne po shohim si do të na funksionojë politika e miksuar fiskale me atë ambientale” tha ministri.

Në ndryshimet e këtij viti, Ministria e Financave ka propozuar uljen e TVSH-së për autobuzët elektrikë.

Scan,  08.11.2018