Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH optimizon portofolin, çmimi 30% më lirë në blerje

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i është kthyer procedurave të optimizimit të energjisë duke hapur procedura për shitjen në pik dhe blerje në një moment të dytë me çmim më të lirë. Procedura e fundit e kësaj u hap në ditët e para të nënorit dhe rezultoi me një diferencë çmimi prej 30 për qind. Kjo do të thotë se çmimi me të cilin KESH shiti sasinë e nxjerrë për këtë lloj procedure ishte 30 për qind më i lartë se ai me të cilin bleu pas këtë energji.

Sasia e nxjerrë për shitje në funksion të optimizimit ka qenë e vogël me një total prej 4500 megavat/orë të cilën KESH e shiti me një çmim të ponderuar prej 74.58 euro/mwh çka rezulton me një total arkëtimi prej 335.6 mijë euro. Çmimi i ponderuar është rezultanti i çmimit makimal dhe minimal të ofruar që sipas KESH në këtë procedurë ishin 75.65 dhe 74.17 euro për megavat/orë.

Sakaq në të njëjtën kohë Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka blerë 4499 mwh me një çmim mesatar të ponderuar prej 52.26 euro për megavat/orë. Çmimi më i lartë i ofruar në procedurë ishte 54.88 euro për magavat/orë kurse çmimi më i ulët i kontraktuar 45.88 euro. Në finale rezulton që KESH të ketë shpenzuar rreth 236 mijë euro.

Sasia e energjisë do të lëvrohet nga datat 5 deri në 15 nëntor sipas kontratës së nënshkuar mes palëve të përfshira në proces. Optimzimi është një procedurë që Korporata e ka aplikuar herë pas here duke preferuar që të shesë në pik dhe të blejë në orë më të lira për të siguruar disa të ardhura ekstra.

Procedura e mëparshme e optimzimit të portofolit u zhvillua në tetor për periudhën 16-20 tetor ndëkrohë që sasia ishte akoma më e vogël me 1920 megavat/orë por çmimi i shitjes ishte më i lartë me një mesatare të ponderuar prej 81.68 euro mwh kurse vetë KESH bleu të njëjtën sasi me 57.9 euro megavat/orë.

Më herët KESH ka pasur edhe marrveshje depozitimi me Kosovën kur prodhonte sasi të larta për shkak të situatës së favorshme hidrike dhe i merrte ato nga Kosova gjatë kohës kur kishte thatësira pasi Kosova ka në qendër të prodhimit të saj termocentralet.

Monitor,  06.11.2018