Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpenzimet për projekte hidrokarbure, aksionerët e TAP në krye të listës

Në Evropë, Equinor ASA, Gaz-System SA dhe Snam SpA janë tre shpenzuesit më të mëdhenj në mesin e të gjitha kompanive të naftës dhe gazit sa i përket shpenzimeve të reja kapitale (capex) për projektet e planifikuara dhe të shpallura në të gjithë zinxhirin e vlerës së naftës dhe gazit deri në vitin 2025. Kjo u bë e ditur nga një raporti i fundit GlobalData, një kompani analitike globale.

Raporti më i GlobalData i titulluar ‘Projektet e planifikuara të investimeve të mëdha të naftës dhe gazit dhe perspektiva e shpenzimeve kapitale në Evropë “ nxjerr në pah se kompania Equinor kryeson shpenzimet kapitale përgjatë zinxhirit të vlerës të naftës dhe gazit, në listat evropiane të shpenzimeve, me një kosto prej 12.4 miliardë dollarë që do të shpenzohen në 24 projekte.

Më pas, ndjekin dy kompania të tjera, Gaz-System SA dhe Snam S.p.A., të cilat janë përkatësisht investitorët e dytë dhe të tretë më të mëdhenj, me 5.8 mld dollarë (30 projekte) dhe 5.6 mld dollarë (25 projekte), respektivisht. Snap S.pa është një ndër aksionerët kryesore të projektit TAP, me rëndësi jetike për gazifikimin e Shqipërisë. Lista e Global Data tregoj se Petoro AS mban pozitën e katërt me 3.8 mld dollarë (7 projekte) dhe Lundin Petroleum në të pestën me 3.7 mld dollarë (3 projekte).

Soorja Tejomoortula, Analiste i Naftës dhe Gazit në GlobalData, komenton: “Përderisa Equinor ASA udhëheq në projektet e planifikuara dhe të shpallura, Falcione Energia SRL është investitori numër një investitor në riasigurimin e ri evropian të ndërtuar, me një vlerë prej 0.7 miliardë dollarë për Eagle Floating, që është terminali i rigasifikimit në Fier, Shqipëri “.
TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili gjithashtu përfshin Gazsjellësin Jugor të Kaukazit (SCP) që kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë dhe TANAP.
TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).
Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Monitor,  02.11.2018