Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TEC-i i Vlorës, Gjiknuri: Së shpejti shpallim garën për të tërhequr investitorët

Qeveria do të hapë së shpejti një garë ndërkombëtare për investitorët e huaj për të vënien në punë të TEC-i të Vlorës. Deklarata ka ardhur nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damiana Gjiknuri, në ceremoninë e nisjes së punimeve të TAP në Seman të Fieri. Sipas ministrit, gazsjellësi TAP ka krijuar shpresë për vënien në punë të këtij termocentrali.

“Kjo na ka dhënë mundësi t’i japim shpresë edhe një projekti fatkeqësisht të vdekur apo një monstër industriale siç ka qenë investimi I TEC-it të Vlorës. Një para e hedhur dëm, e cila nuk u pa asnjë herë në dritë, por me ardhjen gazit dhe me mundësinë e përfundimit të projekti TAP kjo do të zgjojë interesin dhe realisht ne shumë shpejt ne do të shpallim një garë ndërkombëtare për të ftuar investitorë të huaj, për ta vënë këtë në përdorim dhe për ta lidhur me gazsjellësin TAP. Ky është një benefit direkt për gazifikimin e vendit dhe për sigurinë energjitike në Shqipëri”, u shpreh ministri.

Sipas tij, projekti TAP krahas përfitimeve direkte për investime dhe rritje punësim, solli gjithashtu edhe lindjen e një industrie të re. Duke u ndaluar te arritje e fundit midis bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me TAP, Gjiknuri vuri theksin te krijimi i kompanisë përbashkët shqiptare dhe italiane që do të merret direkt me mirëmbajtjen e gazsjellësit.

Scan,  19.10.2018