Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-i mbi Osum, koncesionari çon çështjen në Apel

Kompania koncesionare e cila do të ndërtonte hidrocentralet mbi Osum ka vendosur të çojë në Gjykatën Administrative të Apelit betejën e saj duke paditur katër institucione publike. Pas humbjes në shkallën e parë javën e shkuar çështja është regjistruar në tek Apeli. Bëhet fjalë për padinë e HP Bigas & Veleshnje Energy sh.p.k”  e cila ka paditur Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Pyjeve dhe Ujerave, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisw.

Në objekt të çështjes janë kërkuar në seri shfuqizimi i disa vendimeve dhe njoftimeve të bëra nga autoritetet ku së pari shfuqizimi i vendimit nr. 1, date 15/02/2018 “Per konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit nr. 13, date nr. Identifikimi 137, date 26.03.2015 ‘Per vendimin per VNM paraprake’. Së dyti konstatimi i pavlefshmerisë absolute i shkresës nr. 638, datë 09.02.2018  dhe njoftim pezullimi mbi aktivitetin e ndërtimit dhe funksionimit të hidrocentralit HP Bigas & Veleshnje Energy sh.p.k’.

Së treti objekti i padisë nënvizon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të gjithë veprimeve të tjera administrative dhe procedurave të filluara si rezultat i vendimit nr. 1, date 15/02/2018, për të cilat jemi njoftuar me shkresat nr. 3152, date 16.02.2018, e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe njoftimin për fillimin e procedurës së zgjidhjes së njëanshme të kontratës së koncesionit’, shkresa nr. 135, date 27.02.2018, të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të ujit.

“Njoftimit për fillimin e procedurës së anulimit pjesërisht të vendimit nr. 12, date 26.10.2016 “Për miratimin e lejes për përdorim burimi ujor”, si akte të dala në bazë dhe për zbatim të një akti administrativ të pavlefshëm. Marrjen e masës së sigurimit të padise, pezullimin e të gjitha procedurave administrative që kanë filluar si rezultat i vendimit nr. 1, date 15/02/2018, të cilat janë njoftuar nëpërmjet shkresës nr. 3152, date 16.02.2018, e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, “Njoftimi për fillimin e procedurës së zgjidhjes së njëanshme të kontratës së koncesionit”, shkresës nr. 135, date 27.02.2018, të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar” mbyllet objekti i padisë.

 

Historia e HEC-ve mbi Osum

Historia e hidrocentraleve në Osum nis që në vitin 2013 përmes miratimit të lejeve nga qeveria Berisha në fund të mandatit. Por me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama insitucionet e përfshira në proces miratuan edhe pjesën e mbetur të dokumenteve. Sakaq projekti fillestar parashikonte tre hidrocentrale Bigas 1 dhe 2 si dhe Veleshnjë. Me një rishikim ato mbetën dy Bigas dhe Veleshnjë.

Pas një reagimi të fortë të banorëve të zonës, Shoqatës “Federata Shqiptare e Rafting” si dhe disa organizmave të tjerë qeveria Rama u ndodh përballë presionit për ndalimin e ndërtimit. Kjo bëri që të rishikohen vendimi duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën pas një konstatimi bërë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit lidhur me koordinatat e përcaktuara për ndërtim në dokumentet e vlerësimit mjedisor.

Monitor,  18.01.2018