Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Heronjtë e heshtur të HEC Fierzë, punuan mbi 50 mijë persona

Në 12 tetor të vitit 1978 në Shqipëri do të niste punën hidrocentrali i Fierzës që konsiderohet si vepra më e madhe hidroenergjitike e ndërtuar ndonjëherë, në vend dhe ndër më të mëdhatë në rajon. Për ndërtimin e tij u deshën 8 vite dhe mbi 50 mijë punëtorë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.Për këtë ngjarje të madhe shumë pak është folur në media dhe aq më pak për heronjtë e saj të heshtur që dhanë jetën gjatë ndërtimit të digës. Në një rrëfim të parë për ‘BalkanWeb’ ish-drejtori i hidrocentralit të Fierzës inxhinier Luigj Pjetri tregon sakrificën deri në vetmohim të 44 punonjësve që dhanë jetën në këtë kantier për të cilët nuk është folur deri më sot.

“Në kujtesën time të atyre viteve ndjehem shumë i  emocionuar. 40 vite më parë me 12 tetor u bë përurimi i dy turbinave të para të Hidrocentralit të Fierzës. Ishte nën kryetari i Këshillit të Ministrave të atyre kohëve, Adil Carcani ministra të kohës dhe me mijëra qytetarë u mblodhën para asaj ndërtese gjigande. Ndërtimi i saj ishte një heroizëm i vërtetë. Që të arrinim në këtë ditë të shënuar, është punuar natën e ditën. Punonjësit e HEC punonin në mënyrë të pandërerë, në kohë të mirë e jo të mirë, punonin me tre turne. Puna nuk ndërpritej për asnjë cast.” Kujton inxhinier Pjetri.

Inxhinier Pjetri rrëfen se për të ardhur në ditën e inuagurimit të HEC në Fierzë është kaluar përmes qindra vështirësish, të njohura e të panjohura. Ai tregon se vepra është projektuar nga inxhinierët e institutitutit të projektimeve nr. 3 me në krye kryeinxhinierin e madh të hidroenergjitikës në Shqipëri, të ndjerin Petrit Radovicka.

“ Ai ishte arkitekti kryesor që ka drejtuar gjithë hartimin dhe zbatimin e projektit. Projektuesit tanë e kishin një këmbë në Tiranë e një këmbë në Fierzë” -rrëfen ndër të tjera  ing. Pjetri, ndërsa tregon se në Fierzë punuan mbi 50 mijë persona.

“Piku i punimeve ka qenë viti ‘77-‘78, me mbi 10 mijë punonjës nga të cilët mbi 10% kanë qenë inxhinierë. Nuk dallohesh kush ishte urdhëruesi e zbatuesi, se të gjithë bëheshin në një të vetëm për të realize ate vepër të madhe. Fatkeqësisht ka patur edhe njerëz që kanë humur jetën. Numri i atyre që dhanë jetën në Fierzë i kalon 50. Janë aksidente që ndodhin në punë, pavarësisht masave të marra ishin situata të paparashikuara” – tregon ndër të tjera inxhinier Pjetri.

Balkanweb,  17.10.2018