Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet 66% industria nxjerrëse në Kosovë

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë ka pasur rritje industria nxjerrëse për 65.96 për qind. Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

ASK thotë se në këtë tremujor kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë 2018 ka pasur rritje industria nxjerrëse për 65.96 për qind dhe industria përpunuese për 36.90 për qind. Kurse, kishte rënie te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 21.55 për qind dhe te sektori i furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 21.42 për qind”, thuhet në raport.

Raporti thotë se krahasuar me vitin paraprak, industria nxjerrëse kishte rritje për rreth 10 për qind.

“Krahasuar tremujorin e dytë 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rritje te sektori i industrisë nxjerrëse për 9.93 për qind, furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 5 për qind dhe te industria përpunuese për 0.11 për qind. Kurse, ka pasur rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 9.3 për qind”, vijon raporti.

Telegrafi,  21.09.2018