Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Europa me sytë nga turbinat e erës

Sektori i energjisë së erës në Europë është i vendosur për një rritje të qëndrueshme gjatë pesë viteve të ardhshme, thuhet në një raport të Wind Europë të botuar së fundmi. Kapaciteti i energjisë së erës në kontinent do të rritet me një mesatare prej 17.4 gigawatt në vit.

Deri në vitin 2022, Europa mund të ketë 258 GW kapacitet të instaluar, me shumicën e instalimeve të turbinave të reja të erës në tokë dhe në det.

Europa është shtëpia e disa prej projekteve më ambicioze të energjisë së erës në botë. Javën e kaluar u hap zyrtarisht edhe femra më e madhe eolike në botë, Walney Extension.

Sipas raportit të WindEurope, Gjermania, do të mbetet centrali elektrik i energjisë së erës në Evropë, me kapacitet prej 73 GW në 2022, megjithëse pjesa e instalimeve të reja do të bjerë nga mesatarisht 40 për qind në 24 për qind të instalimeve totale gjatë pesë vitet e ardhshme.

“Energjia e erës është në rrugën e duhur për zgjerimin e mëtejshëm në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme,” tha Giles Dickson, CEO i WindEurope përmes deklarate.

Sipas tij, perspektiva për investimet e reja gjatë pesë vitet e ardhshme është ende e paqartë, pasi shumica e qeverive nuk kanë sqaruar ende planet e tyre për fermat e reja eolike deri në vitin 2030.

Scan TV,  15.09.2018