Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rishikimi i TAP në Itali, Socar: Nuk ka plan B

Nuk ka asnjë plan B për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) që parashikon transportin e gazit azerbajxhanas në Europë. Deklarata ka ardhur nga nënkryetari i kompanisë shtetërore të gazit në Azerbajxhani ‘SOCAR’ për investime dhe marketing, Vitali Baylarbayov, i cili shprehu vërejtjet e tij mbi qëndrimin e Italisë për rishikimin e projektit.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘AzerNews’, Baylarbayov shprehu besimin se Italia do ta shohë TAP-in të përfundojë në kohë, duke shtuar se vendi ka nevojë për gaz.

“Italia ka nevojë për këtë gaz. Kërkesa e gazit në Itali po rritet dhe vëllimet e importeve po rriten”,theksoi ai i pyetur nëse ekziston një plan rezervë nëse Roma vë veton ndaj pezullimit të TAP në Itali.

Korridori Jugor i Gazit është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian, i cili synon të diversifikojë rrugët dhe burimet e furnizimeve me energji me qëllim përmirësimin e sigurisë energjetike të BE.

Scan Tv,  14.09.2018